Media britanike publikon emrat e 3 shqiptarëve që vodhën në shtëpinë e Raheem Sterling

Futboll

Media britanike publikon emrat e 3 shqiptarëve që vodhën në shtëpinë e Raheem Sterling

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:51
Sterling

Policët në Britaninë e Madhe janë vënë në kërkim të shqiptarëve që dyshohet se janë të lidhur me një vjedhje prej 300 mijë paudësh në shtëpinë e futbollistit të njohur Raheem Sterling ndërsa ai ishte në Kupën e Botës.

Alfred Isufi, 48 vjeç; Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë po kërkohen për t’u marrë në pyetje lidhur me 33 vjedhje, duke përfshirë edhe vjedhjen në shtëpinë e sulmuesit anglez.

Shtëpia 7 milionë paundëshe e yllit të Premier Ligës në Oxshott, Surrey dyshohet se u grabit ndërsa Sterling luante për Kombëtaren angleze në Katar.

Image

Media britanike

Sterling u detyrua të kthehej nga Kupa e Botës për të qenë me familjen e tij pas ngjarjes.

Media britanike The Sun shkruan se të tre personat e kërkuar kanë të gjithë lidhje me Harlow, Essex dhe Londrën veriore dhe nuk besohet se janë larguar nga MB.

Në shtëpinë e futbollistit dyshohet se janë marrë ora me vlerë 300,000 £ dhe bizhuteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat