Derbi kryeqytetas në “Elbasan Arena”

Futboll

Derbi kryeqytetas në “Elbasan Arena”

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Sot do të zbresin në fushë 4 skuadra për të luajtur ndeshjet e vlefshme të javës së 5-të të Kategorisë Superiore.

Dueli i parë do të zhvillohet mes Tiranës dhe Erzenit në orën 15:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Të dyja ekipet vijnë me moralin lart pas fitoreve ndaj Kukësit dhe Dinamos. Bardheblutë dhe shijakasit do të kërkojnë të marrin një tjetër triumf.

Në orën 18:00 do të luhet derbi kryeqytetas në “Elbasan Arena”, mes Dinamos dhe Partizanit.

“Blutë” vijnë në këtë duel pas humbjes me Erzenin ndërsa të kuqtë pas barazimit me Egnatian. Të dyja ekipet kanë nevojë për pikë pasi nuk renditen në pozicion të favorshëm..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat