PSG gjen “Verrattin e ri”

Futboll

PSG gjen “Verrattin e ri”

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:47
Verratti

Warren Zaire-Emery po paraqitet shumë mirë te PSG dhe të gjithë janë dakord mbi faktin se ai është gjithmonë dhe më i rëndësishëm për Luis Enrique.

Pas disa paraqitjeve me Galtier, tani po lufton për një vend në formacionin titullar dhe edhe te kombëtarja U21 e Francës po ngjitet ne hierarki, aq sa Henry e ka aktivizuar nga minuta e parë me shiritin e kapitenit.

Sipas Le Parisien, rinovimi i kontratës i ka dhënë një status si i paprekshëm dhe tani duket se do të bëhet pasardhësi i Marco Varratti-t.

Ata që janë afër tij e kanë pyetur nëse ishte i interesuar të mbante numrin e italianit, por francezi ka refuzuar sepse kërkon të qëndrojë me këmbët në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat