Aliaj: Një udhëtim jo i lehtë në Istog

Futboll

Aliaj: Një udhëtim jo i lehtë në Istog

Nga: K. G. Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:02
Suhareka

Suhareka kërkon fitoren e katërt në këtë edicionin në kuadër të javës së pestë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Kryetari i klubit Suhareka kërkon fitoren në përballjen me Istogun.

Ndeshja luhet nesër në orën 15.00.

“Një udhëtim jo i lehtë në Istog!

Padyshim se ballafaqimi i radhës për FC Suhareka i javës së 5-të i Ligës ë Parë grupi A në Istog në duel me skuadrën që me vite ka qenë në vet kreun e tabelës në Ligën e parë KF Istogu është mjaft sfidues.

Përgjegjësia është edhe më e madhe pasi që FC Suhareka udhëton pas dy fitoreve kampionale dhe një miqësoreje.

Kjo kërkon angazhim dhe përqendrim maksimal të ekipit nëse dëshiron fitore të plotë.

Për të arritur  triumfin nuk mjafton vetëm ta synosh, por duhet punë e angazhim maksimal dhe lojë të fortë e korrekte. Pastaj nuk mungojnë rezultatet dhe sukseset.  

Forca FC Suhareka ! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

Suhareka renditet në vend të 2-të me 9 pikë dhe Istogu është në nëntin me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat