Elezi protagonist i Varazdinit kundër Osijekut

Futboll

Elezi protagonist i Varazdinit kundër Osijekut

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:50
Elezi

Mesfushori shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut, Agon Elezi e ka gjetur golin sonte në ndeshjen që skuadra e tij kroate Varazdin ka luajtur kundër Osijekut

Elezi shënoi golin e parë për skuadrën e tij  pas gati një viti që nënshkroi atë.

Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 14-të te ndeshjes.

Elezi shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 38 por që ai u anulua pas rishikimit në VAR shkaku i pozitës jashtë loje.

Osijek shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë me anë të Mierez.

Interesante është se Elezi shënoi gol pas 11 muajve dhe 335 ditëve. Goli i tij i fundit ishte pikërisht kundër Osijekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat