Albian Ajeti shënon golin e parë në Turqi

Futboll

Albian Ajeti shënon golin e parë në Turqi

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 23:12
Albian Ajeti

Albian Ajeti shënon golin e parë në Turqi, pikët e para për Gaziantepin!

Gaziantep-Istanbulspor u përballën mbrëmjen e kësaj të premteje në kuadër të javës së gjashtë të Superligës turke.

I ashtuquajturi “derbi i shqiptarëve” në Turqi u fitua nga vendasit me rezultatin 2-0, ku protagonist i padiskutuar ishte edhe Albian Ajeti.

Ndeshja ishte me rezultatin 1-0, kur në minutën e 90+5’ Ajeti, i cili u aktivizua në minutën e 72’, shënoi golin e dytë për skuadrën e Gaziantep, duke gjetur golin e tij të parë me ekipin turk dhe njëkohësisht duke vulosur këtë sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat