Iniesta lartëson punën e Xavit

Futboll

Iniesta lartëson punën e Xavit

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:44
Xavi

Andrés Iniesta po “djeg” metrat e tij të fundit si futbollist në ligën e Emirateve të Bashkuara Arabe, por është ende shumë afër situatës aktuale të Barcelonës.

Në një prononcim për Zakaria Mestoui, nga “Sharjah Sports TV”, mesfushori katalanas iu referua disa temave si mbërritja e Xavi Hernández në pankinën e Barçës, ngritja meteorike e Lamine Yamal apo ditët e Messit me Inter Miami.

Lidhur me trajnerin nga Egarense, legjenda e Barçës ka pohuar: “Unë besoj se kthimi i Xavit në klub ndodhi në një periudhë të vështirë në aspektin ekonomik, administrativ, të brendshëm dhe të jashtëm. Ai pati guximin ta pranonte dhe zgjidhte këtë sfidë. Me kalimin e kohës gjërat u bënë më pozitive.

Të qenurit te Barcelona të detyron të bësh përpjekje maksimale. Shpresoj që gjatë këtij sezoni të ketë gjithnjë e më shumë përparim”.

Lamine Yamal është një nga emrat surprizë të kësaj Barçe të re. Sipas Iniestës, klubi duhet të kujdeset shumë për të”: “Të luash për Barcelonën apo kombëtaren e madhe të Spanjës në moshën 16-vjeçare nuk është një çështje e lehtë, përkundrazi, është shumë e vështirë.

Ai është shumë i ri, e ka gjithë kohën dhe të ardhmen për t’u zhvilluar. Ai duhet të kujdeset për të nëpërmjet punës dhe respektimit te rregullave në të gjitha nivelet, sidomos me talentin e jashtëzakonshëm që ka.

Duhet të vazhdojë të punojë dhe përparojë, sepse kështu do të bëhet një lojtar unik”.

Më në fund, për ish-bashkëlojtarin e tij Leo Messi, futbollisti nga La Mancha pati vetëm lavdërime: “Kur gjërat shkojnë mirë për një koleg timin dhe një mik, kjo më bën të lumtur.

Uroj të shënojë sa më shumë gola dhe t’i bëjë të lumtur njerëzit që e shohin atë. E konsideroj diçka të mrekullueshme dhe që gjeneron gëzim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat