Të zhgënjyer

Futboll

Të zhgënjyer

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:54
Ruben Loftus-Cheek

Te Milani është kohë reflektimi dhe natyrisht reagimi.

Dy ndeshjet e fundit, në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve, kjo e fundit ka nxjerrë në pah problematika serioze. 

Kuqezinjtë u shpartalluan në derbi me Interin, ndërkohë që edhe pak ditë më vonë nuk shkuan më shumë se një barazim të thatë ndaj Njukasëllit.

Duke folur pikërisht për derbin, mbrojtësi ka nënvizuar se vështirë se ajo ndeshje do të përsëritet më.

“Nuk ishte rezultati që donim dhe në futboll mund të ndodhë, nuk mund të fitosh çdo ndeshje. Atë ditë shumë gjëra nuk shkuan mirë. Ne mbajmë të gjithë përgjegjësinë që na takon.

Jam i bindur se një lojë dhe një rezultat i tillë nuk do të përsëritet më”, deklaroi Ruben Loftus-Cheek për “Sky Sport”.

Më pas ai analizoi edhe përballjen me Njukasëllin dhe atë se çfarë duhet të rregullojë ekipi.

“Mendoj se bëmë një lojë vërtet të mirë kundër Njukasëllit, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Kemi luajtur futboll të mirë dhe ajo që na ka munguar ishin golat. Ndonjëherë ne nuk ishim mjaftueshëm sulmues. Herë të tjera ata mbroheshin shumë mirë.

Por ne vijmë të zhgënjyer sepse duhet të kishim fituar dhe pikët në Champions janë vërtet të rëndësishme, por në çdo rast ndeshja na dha shumë besim sepse luajtëm shumë mirë. Duhet të vazhdojmë të shohim përpara dhe herën tjetër do të shënojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat