Kosova e Dusseldorfit i shkakton debakël skuadrës SG Rommerskirchen-Gilbach

Futboll

Kosova e Dusseldorfit i shkakton debakël skuadrës SG Rommerskirchen-Gilbach

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:42
Kosova e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit ka shënuar fitoren më të thellë në edicionin e ri në Bezirksliga.

Kuqezinjtë i shkaktuan debakël me rezultat 7:0 skuadrës së SG Rommerskirchen-Gilbach, në kuadër të javës së 7-të. 

Kosova importon tre pikë shumë të rëndësishme, aktualisht kryesojnë me 19 pikë të mbledhura. 

“Ekipi ynë rikthehet me fitoren e 6 dhe me 3 pikët e radhës nga loja kundër Roki-Gil 

Me një rezultat të thelle 0:7 dhe me një lojë mjaft atraktive, me raste të shumta ne festojmë fitoren e radhës në udhëtim”, njofton FC Kosova.

Futbollisti Max Stellmach ka qenë i papërmbajtshëm dhe është trim i ndeshjes. 

Max Stellmach është shënues i katërfishtë.

“Me golat 4 golat e shënuar nga Max Stellmach (15’ 30’ 31’ 73), pasuar nga 2 golat e shënuar prej Khalid Al-Bazaz (58’ 80’) dhe Ferdi Acar (60’) fitojmë prej 7 ndeshjeve 19 pikë.

Faleminderit shume për përkrahjen tuaj gjate gjithë kohës dhe ju presim ndeshjen e ardhshme kundër Svg Neuss-Weissenberg”, ka bërë të ditur FC Kosova në faqen e saj zyrtare,

SG Rommerskirchen-Gilbach është në vend të 18-të me 4 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat