UEFA i thur elozhe futbollistit

Futboll

UEFA i thur elozhe futbollistit

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:45
Pamje nga një ndeshje

Porto fitoi në transfertë me rezultatin 3-1 ndaj Shakhtar Donjetck në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Por një moment i veçantë gjatë duelit ka marrë vëmendjen e të gjithë, madje edhe të UEFA-s.

Sulmuesi i Portos, Galeno avancon drejt zonës së rrezikshme me topin.

Por kundërshtari i tij, mbrojtësi Lemkin pëson një tërheqje muskulare në kofshë dhe menjëherë sulmuesi ndalon lojën.

Në vend që të përfitonte nga ky rast për të shënuar gol, ai zgjodhi të bënte të kundërtën.

UEFA shkruan se gjithçka ka të bëjë me respektin! Kjo ishte një shfaqje e shkëlqyer sportive nga Galeno i FC Porto kundër Shakhtar Donjetck këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat