Newcastle shpërblen “yllin” e skuadrës

Futboll

Newcastle shpërblen “yllin” e skuadrës

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 14:37
Bruno Guimaraes

Drejtuesit e Newcastle kanë arritur marrëveshjen e rinovimit me Bruno Guimaraes, një prej lojtarëve më të rëndësishëm tek ekipi i Eddie Howe.

42 mln euro investoi klubi i Premier League në janarin e vitit të kaluar për të blerë brazilianin nga francezët e Lyonit.

Mesfushori me tipare mbrojtëse, i cili numëron 14 ndeshje me kombëtaren Seleçao, do të firmosë deri në 2028 me bardhezinjtë.

Duke e zgjatur me dy vite të tjera marrëveshjen aktuale. Palët kanë vendosur që klauzola e shitjes së Guimaraes do të jetë 100 mln paund.

Rinovim ky që gëzon klubin, tifozët dhe vetë futbollistin, i cili ndihet për mrekulli në “St. James Park” dhe është shumë i lidhur me Newcastle.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi i akordit dhe firma e Guimaraes në kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat