Besa - Kozhufi, Bashkimi pret Sasën, Arsimi takohet me Vardarin

Futboll

Besa - Kozhufi, Bashkimi pret Sasën, Arsimi takohet me Vardarin

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 14:39
Besa

Sot, me fillim në orën 15:00, në të gjitha terrenet e ligës së dytë të futbollit maqedonas zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë të  sezonit vendor, ku pritet të ketë disa ndeshja  vërtet të “nxehta”.

Padyshim  ndeshja  kryesore e kësaj  jave  do të zhvillohet në stadiumin e Vrapçishtit aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat  pretendente për kreun e tabelës Besa e Dobërdollit që aktualisht  me  12 pikë  mbanë pozitën e tretë, kundër Kozhufit të Gjevgjelisë e cila për momentin mban pozitën e liderit më 15 pikë maksimale.

“Kjo ndeshje është një  derbi i vërtet që motivon të gjithë futbollistët  të japin më të mirën nga  vetja e tyre. E dimë se do të kemi përkrahjen e  tifozëve  tanë, andaj nuk  na mbetet  asgjë tjetër pos  të japim maksimumin dhe  të shënojmë fitore  të sigurt për tu kthyer në pozitën e parë”,  deklaroi futbollisti me përvojë Burim Sadiki.

Arsimi  para tifozëve vendas përballet me Vardarin e  Negotinës ku alternativë të vetme ka fitoren dhe tri pikët e sigurta.  

Në Kumanovë Bashkimi përballet me Kamenica Sasa  dhe  e ka radhën që pas  dy  humbjeve  të shënon fitore .

Teteksi  në Tetovë takohet me njërën nga  skuadrat  pretendente për kreun e tabelës  ekipin Detonit Pllaçkovica. Pelisteri  është nikoqire e Karaormanit, Ohri përballet Skopjen , Pobeda në Prilep  pretë Novacin, ndërsa Osogova është nikoqire e Bellasicës.

Të gjitha  ndeshjet zhvillohen sot me fillim  në ora 15:00.

Në xhiron e VI-të, takohen: Ohri – Skopje, Arsimi- Vardari, Pelisteri – Karaormani, Besa – Kozhufi, Teteksi – Detonit Plaçkovica, Bashkimi – Kamenica Sasa, Pobeda – Novaci dhe Osogova – Bellasica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat