Rumunët vajtojnë dënimet nga UEFA, tani e njohin edhe më mirë Kosovën!

Futboll

Rumunët vajtojnë dënimet nga UEFA, tani e njohin edhe më mirë Kosovën!

Nga: K. Goca Më: 23 shtator 2023 Në ora: 15:02
Pankarta e turpit

Rumania nuk e njeh ende Kosovën si shtet.

Megjithatë pas datës 12 shtator e njohin shumë bukur Kosovën pasi që e kanë arkën më të lehtë për 52 mijë euro plus një ndeshje do të luajnë pa shikues për shkak të pankartës skandaloze “Kosova është Serbi” dhe thirrjeve provokuese Serbia, Serbia.

Ky dënim është shumë i butë kur kihet parasysh provokimi i rëndë dhe ndërprerja e ndeshjes për 50 minuta. 

Rumunët po vajtojnë dënimet nga UEFA.

Mediumi rumun “Digisport” mes të tjera ka shkruar: “Kështu në total, Federata e Futbollit e Rumanisë, do t’i paguajnë UEFA-s hiç më pak se 73 mijë euro, pas ndeshjeve me Kosovën, si dhe Ukrainën U21 në Kampionatin Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat