Arteta: Tottenham? Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Futboll

Arteta: Tottenham? Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 15:50
Arteta

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se dueli me Tottenhamin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

“Topçinjtë’ dhe ‘Spurs’ do të përballen nesër në kuadër të Premier Leagues.

Strategu spanjoll mendon se përballja me Tottenhamin do të jetë një sfidë e vështirë, sepse sipas tij, ‘Spurs’ kanë një menaxher të ri i cili ka ndryshuar atmosferën në klub.

Tottenham? Ata kanë një menaxher të ri që ka punuar shumë mirë dhe ka ndryshuar atmosferën në klub. Ai solli edhe një stil të ri dhe ne duhet të përshtatemi.

Më pëlqen shumë Postecoglou. Unë i njoh disa lojtarë që kanë punuar me të dhe ata flasin shumë për të”, ka thënë Arteta.

“Ju mund të shihni menjëherë sesi ai është përshtatur shumë mirë.

Kjo është bukuria e këtij kampionati, kemi shumë trajnerë të mirë”, ka theksuar spanjolli.

Ai beson se të përzgjedhurit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë në duel me Tottenhamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat