Vedat Muriqi shënon por me ekipin e tij përjetojnë katastrofën 

Futboll

Vedat Muriqi shënon por me ekipin e tij përjetojnë katastrofën 

Nga: K. Goca Më: 23 shtator 2023 Në ora: 15:57
Vedat Muriqi

Girona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:3 ndaj Mallorca-s.

Në minutën e 4-të, reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është treguar i saktë nga penalltia, 0:1.

Ky gol ka motivuar ekipin vendas dhe e ka deklasuar Mallorca-n e Vedat Muriqit.

Futbollistët Lopez (26'), Dovbyk (32'), Martin (37'), Herrear (45') e Savio (57'), shënuan për fitoren e thellë të vendasve. 

Prats në minutën e 89-të e 90+3 ngushton humbjen në 5:3.

Pas javës së gjashtë në kampionatin spanjoll, Girona kryeson me 16 pikë apo me 5 fitore  e 1 barazim, pa humbje dhe Mallorca renditet në pozitën e 15-të me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat