Egnatia rikthehet te fitorja

Futboll

Egnatia rikthehet te fitorja

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 17:05
Pamje nga ndeshja

Egnatia mposht në fushën e saj Laçin me rezultatin 2-1. Rrogozhinasit shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte i zakonshmi, Raphael Dwamena.

Në minutën e 11-të, sulmuesi ganez kontrolloi topin në brendësi të zonës kundërshtari dhe ia doli të mposhtë portierin Dajsinani. Në të 22-tën minutë ishte sërish Dwamena që tentoi, por këtë herë goditja e 28-vjeçarit nuk gjeti kuadratin e kurbinasve.

Në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Edlir Tetova shënuan edhe golin e dytë me anë të Sebastjan Spahiut. Në minutën e 56-të, mesfushori kombinoi bukur me Zejnullain dhe ndëshkoi në këtë formë ish-skuadrën e tij. Katër minuta më pas, vendasit patën mundësinë për të trefishuar shifrat, por Dwamena nuk pati fatin me vete dhe goditja e tij u ndal nga shtylla.

Megjithatë, miqtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan diferencat në të 84-tën. Ujka provoi nga distanca me topin që u devijua nga Malota dhe përfundoi në rrjetë teksa portieri Sherri nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur golin.

Gjithsesi, Egnatia e mbrojti deri në fund rezultatin dhe mori tre pikë shumë të rëndësishme duke u rikthyer te fitorja pas barazimit me Partizanin. Rrogozhinasit ngjiten në kuotën e 101 pikëve, po aq sa edhe Tirana kryesuese.

Nga ana tjetër, pas dy fitoreve radhazi, Laçi rikthehet t disfata me kurbinasit që mbeten të pestët me shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat