Reagon FC Istogu: Është zënë në “flagrancë” drejtori sportiv i FC Suhareka duke “biseduar diçka” me referët

Futboll

Reagon FC Istogu: Është zënë në “flagrancë” drejtori sportiv i FC Suhareka duke “biseduar diçka” me referët

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja

Ballafaqimi mes Istogut dhe Suharekës ka përfunduar me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së pestë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Pas ndeshjes ndodhi një incident sulmohen lojtarët e Suharekës dhe gjyqtarët, gjithnjë duke iu referuar deklaratës së Rrustem Aliajt, kryetar i klubit Suheraka.

Me këtë rast ka reaguar FC Istogu, duke treguar se çfarë ngjau në të vërtetë.

“Klubi i futbollit të Istogut FC Istogu më anë të këtij reagimi dëshiron të njoftoj opinionin sportdashës dhe futbolldashës së në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin "Demush Mavraj" në Istog në kuadër të javës së V të Viva Fresh Liga e parë e Kosovës në futboll grupi A, ku mysafirë ishte ekipi nga Suhareka FC Suhareka.

Që nga fillimi i ndeshjes shihej qartë animi i referit kryesor dhe pjesërisht asistentit të parë.

Për kundër dëmtimit të vazhdueshëm me faulla dhe kartona të paqenë të ekipit tonë, neve arritëm disa herë të rrezikojmë portën e kundërshtarit. Pas përfundimit të pjesës së parë, duke parë se e kanë të pamundur me ketë lojë të fitojnë ndaj nesh, është zënë në “flagrancë” drejtori sportiv i FC Suhareka duke “biseduar diçka” me referët në zhveshtorën e tyre.

Edhe pas reagimit tonë ai nuk pranoj me dalë nga zhveshtorja, dhe tek pas alarmimit të delegatit dhe reagimit të tij, ai mezi ka dalë nga zhveshtorja.

Me të filluar pjesa e dytë përsëri ka vazhduar avazi i njëjtë i referimit më shumë gabime dhe ndëshkime ndaj lojtareve tanë. Në minutën e 83 ekipi i jon kalon në epërsi, kurse në minutat e fundit gjyqtari kryesor i ndeshjes ka akorduar 6 minuta shtese të pakuptimta, pasi që gjatë gjithë pjesës së dytë nuk kishte ndërprerje aq të gjata. 

Por, ajo çka ishte kulmi i gjithë këtij skandali edhe pas kalimit të 6 minutave shtese gjyqtari kryesor nuk e përfundon ndeshjen por e zgjat në 7.20 sekonda në momentin kur edhe ekipi mysafirë barazon rezultatin.

Në të përfunduar ka pas reagime nga zyrtaret e klubit tanë në drejtime të gjyqtarin kryesor por pa e vërsul apo largqoftë edhe të godasin. 

Në gjithë këtë tollovi edhe shikuesit e pranishëm kanë reaguar ndaj gjyqtarin kryesor, por e çuditshëm ishte fyerjet dhe sharjet e lojtareve mysafirë drejtuar lojtareve dhe shikuesve të pranishëm, sidomos lojtari më numër 10 i ekipit mysafirë Liridon Fetahu ku pastaj ka pas përplasje në mes lojtareve në fushë dhe në asnjë moment tifozët nuk kanë hyrë në fushë, pavarësisht që edhe në gjatë ndeshjes edhe gjatë përfundimit të saj ka pasur sharje nga lojtaret mysafirë në drejtim të lojtarëve dhe shikuesve, duke tensionuar edhe më shumë situatën.

Andaj klubi ynë me anë të këtij reagimi dëshiron të ju njoftoj për ngjarjet e ndodhura sot dhe shpreh keqardhje për raste të tilla.

Prapëseprapë Istogu mbetet vendi ku gjithmonë klubet mysafirë, gjyqtarët, delegatet janë pritur si në shtëpi e tyre, por jo me tendenca të tilla”, reagon FC Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat