Allegri: Nëse përfundojmë të katërtit në renditje do të ishte sukses

Futboll

Allegri: Nëse përfundojmë të katërtit në renditje do të ishte sukses

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 23:04
Allegri

Juventus është mposhtur sot nga Sassuolo me shifra të thella, ku rezultati përfundimtar ishte 4-2.

Përveç rezultatit tepër negative, sot Allegri pa te Juventusi i tij shumë probleme dhe një ndeshje të dobët, sidomos nga ana mentale.

“Sot ishte një ditë ku nuk ishim të lidhur mendërisht. Kemi luajtur një ndeshje të thjeshtë në fazën mbrojtëse sidomos, pa i kuptuar rreziqet që na kanoseshin.

Kemi pësuar gol me gjuajtjen e parë, por perceptimi edhe që para tij ishte se me kokën ishin në ajër.

Kjo është një ndeshje e që duhet të na japë mësime, nuk ishim fenomene më parë dhe nuk jemi bidonë as tani. Duhet të rritemi dhe duhet të punojmë që të mbetemi të lidhur me ndeshjen për të gjithë 95 minutat”, tha Allegri para gazetarëve.

“Që nga e enjtja kisha ndjesinë e një euforie të përgjithshme. ‘Juventusi duhet të fitojë kampionatin’.

Jo, nuk është kështu, pasi ka nisur një cikël i ri. Nëse Juventusi mbërrin mes 4 skuadrave të para bën një rezultat të madh dhe mbi këtë duhet të jemi realistë, duhet kuptuar që do të ketë vështirësi të mëdha për të fituar çdo ndeshje. Brenda një viti ka gjithmonë një ndeshje rokamboleske dhe këtu ndaj Sasuolos ndeshje të tilla ndodhin shpesh.

Kjo ndeshje duhet të na dhurojë ndërgjegjësimin që për të arritur mes 4 të parave duhet bërë shumë, ndaj duhet ta qepim gojën pasi kemi humbur 3 pikë dhe të martën për fat kemi një ndeshje në shtëpi me Leçen me të cilën do të duhet të kërkojmë tre pikët”, tha Allegri pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat