Ajzeraj kërkon fitore ndaj Prishtinës

Futboll

Ajzeraj kërkon fitore ndaj Prishtinës

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 23:56
Almir Ajzeraj

Drita – Prishtina, është derbi i javës së 6-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita kërkon fitore në terrenin ndihmës në Gjilan, ndërsa Prishtina të ruajë pamposhtmërinë.

Prishtina renditet në vend të 4-të me 9 pikë dhe Drita në të pestin me 6 sosh por me një ndeshje me pak të luajtur.

Futbollisti i Dritës, Almir Ajzeraj, shprehet optimist për ndeshjen e nesërme në orën 15.00.

“Nesër është ndeshja e duhur me filluar me reaguar dhe me iu kthye fitoreve. 

Kjo nuk është hera e parë që na ka ndodhur dhe ne jemi të bashkuar që t'iu rikthehemi fitoreve dhe pikëve maksimale", tha Ajzeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat