Lazio s’di të dalë nga kriza, “dridhet” pankina e Sarrit

Futboll

Lazio s’di të dalë nga kriza, “dridhet” pankina e Sarrit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 00:05
Pamje nga ndeshja

Lazio e Sarrit e ka të vështirë të dalë nga kriza e rezultateve të fillimsezonit. Bardhekaltrit u ndalën në një barazim 1-1 në “Olimpico” nga Monza e për rrjedhojë mbetet në pjesën e poshtme të klasifikimit të Serisë A me vetëm katër pikë në pesë ndeshje.

Goli i Ciro Immobiles në minutën e 12-të me 11-metërsh dha përshtypjen se do të ishte një sfidë e dominuar në lojë e rezultat nga Lazio, por në të 36-tën një aksion nga e djathta i Monzës u përmbyll me golin e Gagliardinit në qendër të zonës.

Për minuta të tëra bardhekaltrit ushtruan presion në gjysmëfushën e Monzës në kërkim të golit të fitores, por e patëm të pamundur për të thyer për herë të dytë portierin Di Gregorio.

Përfundimisht 1-1 në “Olimpico”, rezultat ky që kënaq Monzën, por që vë në pozitë të vështirë Maurizio Sarrin, i cili nuk po ia del ta nxjerrë ekipin e tij nga kriza e rezultateve në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat