Pas qortimit që i bëri Neymarit, Jorge Jesus rrezikon të shkarkohet

Futboll

Pas qortimit që i bëri Neymarit, Jorge Jesus rrezikon të shkarkohet

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:37
Jorge Jesus

Neymar nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën e tij në Saudi Pro League.

Sulmuesi brazilian, i cili u transferua te Al-Hilal në ditët e fundit të merkatos, që në ndeshjet e tij të para rrezikoi të përjashtohej, për ndërhyrje të gabuar.

Mirëpo, kjo gjë ka bërë që te Al-Hilal të lindë një përballje e ashpër, e cila mund të ketë pasoja për trajnerin.

Mediet spanjolle raportojnë se sulmuesi brazilian u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta shkarkojnë Jorge Jesus.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse do të ketë një pajtim mes Neymarit dhe Jesusit, apo klubi përfundimisht do ta largojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat