Tifozët e pakënaqur me fyerje të rënda ndaj futbollistëve të Lazios

Futboll

Tifozët e pakënaqur me fyerje të rënda ndaj futbollistëve të Lazios

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:43
Tifozët

Lojtarët e Lacios u thirrën në “Curva Nord” pas barazimit 1:1 me Monzan të shtunën, me tifozët që ndjehen të frustruar me formën e dobët të ekipit.

Lzcio ka grumbulluar katër pikë pas pesë xhirove të para, duke përfshirë tri humbje, një fitore e një barazim.

Këto rezultate nuk po i pëlqejnë aspak tifozëve, të cilët mbrëmë kërkuan edhe llogari nga lojtarët.

Pas përfundimit të ndeshjes, lacialët u përballen me tallje e fyerje nga tifozët, por nuk mbaroi me kaq.
Sipas raportimeve, skuadra shkoi në “Curva Nord” për të falënderuar ata për mbështetjen e tyre, por morën fyerje edhe më të forta.

E gjith kjo përfundoi me duartrokitje dhe thirrje motivuese nga ana e tifozëve për ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat