Tre shqiptarë titullarë tek Empoli, Inzaghi vendos për Asllanin

Futboll

Tre shqiptarë titullarë tek Empoli, Inzaghi vendos për Asllanin

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:12
Formacionet

Janë publikuar formacionet e Empoli-Inter.

Simone Inzaghi ka bërë dy ndryshime krahasuar me titullarët e derbit kundër Milanit, takim që zikaltrit e fituan 5-1.

Benjamin Pavard dhe Davide Frattesi nga minuta e parë, dhe Denzel Dumfries e Nicolo Barrella në pankinë, aty ku qëndron edhe Kristjan Asllani.

Në krahun tjetër ka tre shqiptarë në formacion. Etrit Berisha mes shtyllave, Ardian Ismajli që mbrojtje dhe Stiven Shpendi në sulm.

Në stolin e Empolit është rikthyer Aurelio Andreazzoli. Trajneri 69-vjeçar ka vendosur t’i dhurojë një fanellë titullari sulmuesit të talentuar shqiptar.

Kjo është ndeshja e parë nga minuta e parë për Shpendin në Serie A. 20-vjeçari i Shqipërisë U21, do të formojë repartin ofensiv me Nicolo Cambiaghin.

Skuadra toskane është në kërkim të pikëve të para, pasi në katër javët e sezonit të ri ka regjistruar vetëm humbje. E kundërta me Interin që numëron vetëm fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat