Tirana me dy pikë më shumë

Futboll

Tirana me dy pikë më shumë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

“Abissnet Superiore” ka mbyllur javën e pestë, me surprizat që nuk kanë munguar në renditje.

Gjithsesi disa gjëra kanë ndryshuar nga viti i kaluar, ku pas javës së pestë kampionati shihte në krye Partizanin me 12 pikë. Këtë vit, “demat” kanë grumbulluar katër pikë më pak, por janë një ndeshje mangët pasi sfida e parë me Teutën u shty për shkak të angazhimet që të kuqtë kishin në Europë.

Tirana ka bërë më mirë se sezonin e shkuar, me bardheblutë që kanë mbledhur dy pikë më shumë dhe e shohin veten në vendin e dytë, tre vende më sipër se vjet.

Progres të shkëlqyer ka bërë Egnatia, që ka grumbulluar tre pikë më shumë se sezonin e kaluar dhe se tashmë e gjen veten në vendin e parë.

Vllaznia nuk ka ndryshuar pozicion, duke qëndruar në vendin e tretë, por me një pikë më pak këtë sezon.

Erzeni ishte gjithashtu një surprizë e bukur sezonin e shkuar, i cili pas javës së pestë e shihte veten në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa këtë sezon ka grumbulluar vetëm 8 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë.

Laçi ka grumbulluar katër pikë më shumë se vjet, duke u renditur në vendin e gjashtë, dy vende më shumë se sezonin e kaluar.

Teuta ndodhet në vendin e tetë me katër pikë, por me një ndeshje më pak. Durrsakët janë një pikë dhe një pozicion më shumë se vitin e shkuar.

Sa i përket Kukësit, verilindorët janë sërish të fundit, vetëm se me një pikë më shumë se vjet.

Skënderbeu dhe Dinamo nuk janë njësoj si dy skuadrat që u ngjitën vitin e shkuar, me korçarët që kanë grumbulluar 6 pikë dhe ndodhen në vendin e shtatë, ndërsa “nëndetësja” që ka grumbulluar vetëm tre pikë dhe ndodhet në vendin e parafundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat