Sacchi: Problemi kryesor është Leao

Futboll

Sacchi: Problemi kryesor është Leao

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:29
Sacchi

Në rubrikën e tij të zakonshme në La Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi komentoi fitoren e Milan-it kundër Veronës si më poshtë:

“Skuadra e Piolit nuk është ende një kolektiv. Milan-i duhet të jetë si fizarmonikë, duhet të dijë të hapet dhe të mbyllet në momentin e duhur. Kolektivi, pavarësisht se disa mendojnë ndryshe, rrit talentin, nuk e burgos.

“Megjithatë, nëse nuk ka kolektiv, domethënë nuk ka punë ekipore, vetëm talenti ka pak dobi.

Ky është një mësim që të gjithë duhet ta mësojnë përmendësh, por në Itali shoh që pak e kanë kuptuar”.

Sacchi vijon: “Ajo që vura re është se Milan-i ende nuk ka ekuilibrin e nevojshëm.

E kisha parë tashmë në derbi, ku ata janë befasuar nga qëndrimi i Inter-it dhe nuk kishin forcë për t’u kundërpërgjigjur.

“Edhe kundër Veronës u pa se kishte disa të meta. Sulmuesit nuk kthehen kur nuk janë në zotërim të topi; mbrojtësit, kur kanë topin, gjuajnë nga larg; nuk është e qartë se çfarë lloj manovre synohet.

“Më duket se ka pak konfuzion dhe këtu i takon Pioli-t të vendosë rregull, të japë linja të sakta, të tregojë se është i pari që beson në idetë që u propozon djemve të tij”.

Në mbyllje: “Leao shënoi një gol të bukur, por sot Milani ekziston mbi të gjitha për portugezin dhe ky është një limit. Leao me mënyrën e të qenit në fushë, me mungesën e kthimit mbrapa, me mungesën e pjesëmarrjes në punën e ekipit, është kjo që nuk të lejon të bëhesh kolektiv.

“Nëse duam të bëjmë një hap në cilësi, drejt një futbolli më europian, është thelbësore që të gjithë të jenë funksionalë ndaj projektit dhe që të gjithë të dinë të sakrifikojnë në emër të ekipit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat