PSG e sakrifikon për të ulur humbjet

Futboll

PSG e sakrifikon për të ulur humbjet

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:43
Dembele

Osmane Dembele mund të largohet nga Parisi vetëm gjashtë muaj pas transferimit nga Barcelona.

Mediet britanike kanë bërë me dije se sulmuesi i krahut të djathtë i PSG-së shikohet si objektivi i madh i “Topçinjve” për merkaton e janarit.

Francezi ka qenë pjesë e formacionit të Enrikes në këtë sezon, por fakti se nuk ka shënuar gol ka bërë që presioni mbi trajnerin të shtohet ndjeshëm.

Siç dihet SPG afroi këtë verë Dembele për 50 milionë paund, por francezi nuk ishte blerja e vetme e kushtueshme. Këtë verë në Paris shkuan edhe Gonçalo Ramosh (Benfika e shiti për 63 milionë paund) dhe Randal Kolo Muani (Frankfurti hoqi dorë pasi mori 76.4 milionë paund).

Shpenzimet e mëdha të bëra në Paris kanë detyruar klubin që të bëjë disa llogari duke dalë në përfundim se Dembele mund të sakrifikohet në mënyrë që të ulen humbjet e parashikuara këtë sezon. Nga kjo situatë mund të përfitojë Arsenal me Artetan, i cili njihet për konsideratën që ka për mëngjërashin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat