De Jong pritet t’i mungojë gjatë Barcelonës

Futboll

De Jong pritet t’i mungojë gjatë Barcelonës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:58
De Jong e Xavi

Frenkie de Jong raportohet se do të mungojë të paktën një muaj për shkak të një ndrydhjeje të kyçit të këmbës.

Mesfushori u detyrua të largohej pas 36 minutash në fitoren 3:2 të Barcelonës ndaj Celta Vigos të shtunën mbrëma.

De Jong kishte dhimbje të dukshme pas një ndërhyrjeje në minutën e 18-të, por i kërkoi Xavit ta linte atë në përpjekje për t’u rikuperuar nga lëndimi.

Megjithatë, ai nuk ia doli dhe pas një konsultimi me ekipin mjekësor të klubit, Xavi e zëvendësoi.

Pavarësisht se Xavi ka lënë të kuptohet se klubi nuk e di ende se për sa kohë do të jetë 26-vjeçari jashtë fushës derisa të përfundojnë testet e mëtejshme, vlerësimet e hershme sugjerojnë që ai do të mbetet jashtë nga pesë deri në shtatë javë, sipas “Mundo Deportivo”.

Kësisoj, reprezentuesi i Holandës pritet të humbasë katër ndeshjet e ardhshme përpara pushimit ndërkombëtar, teksa mbetet në dyshim edhe për “El Clasicon” ndaj Real Madridit që është pesë javë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat