Formacioni i Prishtinës

Futboll

Formacioni i Prishtinës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:24
Prishtina

Ky duel konsiderohet si klasikja e futbollit kosovar për shkak të rivalitetit të madh që kanë dy skuadra për shumë vite.

Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por nuk di për fitore që nga xhiro e parë duke marrë tre barazime të njëpasnjëshme.

Në anën tjetër Prishtina ka dy fitore e tre barazime dhe ka tre pikë më shumë se gjilanasit

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja, por në anën tjetër edhe kryeqytetasit duan të marrin pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Prishtina: Nika, Bytyqi, Useini, Sinani, Muja, Islami, Pefqeli, Krasniqi, Hyseni, Kryeziu, Blesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat