Longo largohet nga Teuta

Futboll

Longo largohet nga Teuta

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:41
Longo

Diego Longo nuk do të jetë më trajner i Teutës.

Klubi durrsak ka njoftuar  përmes një postimi në faqen zyrtare se tekniku italian ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin, pas takimit që ka patur me presidentin Edmond Hasanbelliu.

Rezutaltet e dobta në këto javë të para sollën këtë ndryshim me ‘djemtë e detit” që morën vetëm 4 pikë në 5 ndeshje, duke fituar me Skënderbeun, barazuar me Tiranën. Ndërkohë, bregdetarët u mundën nga Partizani, Laçi dhe Vllaznia së fundmi.

Longo është trajneri i tretë që largohet në këto 5 javë kampionat, pasi më herët iku Stavri Nica nga Laçi dhe Rrahman Hallaçi nga Kukësi. Për Longon kjo ishte eksperienca e tretë në Shqipëri, pas aventurave me Kukësin dhe Flamurtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat