“Ankth” për Kombëtaren shqiptare

Futboll

“Ankth” për Kombëtaren shqiptare

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:14
Ardian Ismajli

“Ankth” për Kombëtaren shqiptare!

Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të mirë të Empolit përballë Interit në kampionat, me mbrojtësin shqiptar që i mohoi disa herë golin zikaltërve.

Gjithsesi ai u zëvendësua në minutën e 51’ për shkak të një dëmtimi dhe pikërisht pak sekonda pas daljes së tij nga fusha erdhi dhe goli i avantazhit të Dimarkos.

Ky është një lajm i keq dhe për Kombëtaren kuqezi, që tashmë pret ekzaminimet e mëtejshme për të parë nëse dëmtimi i qendërmbrojtësit është i rëndë dhe nëse do të ndikojë te pjesëmarrja e tij kundër Republikës Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat