Saka: Odegaard është më të vërtetë i rëndësishëm për ne

Futboll

Saka: Odegaard është më të vërtetë i rëndësishëm për ne

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:25
Odegaard

Bukajo Saka e ka lavdëruar Martin Odegaardin duke thënë që ai është shumë i kënaqur që norvegjezi ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga “Emirates”.

Odegaard nënshkroi të premten kontratë të re me kushte të përmirësuara, vetëm dy vite pasi që bëri kalimin e tij permanent në “Emirates” nga gjiganti spanjoll |Real Madrid dhe ishte e qartë se sa i rëndësishëm ishte ai për Mikel Arteta.

Menaxheri e bëri atë kapiten në fillim të sezonit 2022/23 dhe ai nuk ka të ndalur që nga atëherë, duke ndihmuar edhe futbollistët e tjerë që kanë bërë më të mirë me Saka që ka folur me tone të larta për të para derbit të Londrës Veriore.

“Ai është më të vërtetë i rëndësishëm, nuk është vetëm një lojtar, ai është edhe lider po ashtu. Ai udhëheq në një mënyrë tjetër por me pëlqen kjo dhe e respektoj atë.

Ne të gjithë e dimë që ai ka kualitete të pabesueshme, krijon gola dhe shënon gola dhe është kapiteni që ne të gjithë e duam”.

Saka dhe Odegaard kanë formuar një partneritet të vogël në fazën e tretë të sulmit për Arsenalin. Gjatë tërë sezonit të kaluar, askush se kjo dyshe e kombinuar nuk ka kontribuar për Topçinjtë.

Ata janë treguar kockë e fortë për kundërshtarët gjatë kësaj kohe derisa të dy kanë shënuar në pesë ndeshjet e para të Arsenalit me Sakan që po ashtu ka regjistruar edhe dy asiste.

Saka bashkë me Odegaard dhe tërë shokët e tjerë të ekipi do ta kenë testin e dytë më të vështirë këtë sezon pas Man. Junajtedit kur në “Emirates” do të luajnë kundër “armikut” të tyre numër një, Totenhamit në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat