Lajme të këqija për Interin, dëmtimi i sulmuesit

Futboll

Lajme të këqija për Interin, dëmtimi i sulmuesit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:14
Pamje nga një ndeshje

Interi nuk është kthyer shumë i lumtur nga ndeshja me Empolin, edhe pse mori tre pikët dhe kryeson i vetëm renditjen e kampionatit.

Shkak bëhet dëmtimi i sulmuesit Marko Arnautoviç, i cili ishte alternativë e rëndësishme në sulmin e zikaltërve e që me sa duket do të mungojë gjatë në radhët e zikaltërve.

Sipas asaj që bëri të ditur klubi, ai ka një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe në ditët në vijim do të mësohet më shumë se sa do të zgjatë mungesa e tij nga fushat e lojës që tani mendohet se do të jetë rreth dy muaj.

Lojtari ndjeu dhimbje të menjëhershme pas një sprinti dhe u ul para pankinës duke kërkuar zëvendësim.

“Do të humbas Arnautoviç për një periudhë kohe dhe më vjen keq për të’, tha Inzagi pas ndeshjes, duke bërë të qartë se bëhej fjalë për një dëmtim serioz që e linte jashtë loje futbollistin për një kohë të gjatë, duke komplikuar edhe zgjedhjet e tij.

Klubi ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të hyjë në garë për një lojtar tjetër për periudhën e mungesës së Arnautoviç, teksa vetë Inzagi ka përmendur emrat e Klasen dhe Mkhitarjan si futbollustë të cilët mund të luajnë në repartin e avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat