Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Futboll

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:39
Pochettino

Pasi u pyet nëse pronarët e Chelseat janë të zhgënjyer me fillimin e tij të dobët në klub, Mauricio Pochettino tha pas ndeshjes me Aston Villan se ata duhet të mbështesin planin e tij.

Blutë u mposhtën 1-0 në shtëpi në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, duke vazhduar me formë të dobët.

Sigurisht që ata janë të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë ata duhet të mbështesin planin”, ka thënë pas ndeshjes Pochettino.

“Ne ishim pak të pafat, sa raste kishim si Aston Villa. Ne tentuam të bllokonim goditjen, por që topi përfundoi në rrjetë. Kjo ndodhi, ne duhet të pranojmë realitetin, por ishte pak i pafat”.

“Me 10 lojtarë i detyruam të ktheheshin dhe krijuam shumë raste.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë po ndodh, por duhet të jemi të qetë, skuadra po krijon, skuadra po lufton, nuk mund të themi se u dorëzuan pas 70 minutash, lojtarët po luftonin dhe shpresojmë se ne mund ta ndryshojmë rrjedhën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar trajneri argjentinas.

Pochettino duket të jetë mjaft i qetë pavarësisht se ka humbur tre nga gjashtë ndeshjet e tij të para në Ligën Premier me Blutë.

Megjithatë, ai do të duhet të përmirësojë rezultatet për të ruajtur besimin e pronarëve dhe për të qëndruar në rolin e tij për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat