Ismaili lëndohet! Trajneri i Empolit: Shpendi nuk e kuptoi çfarë i kërkoja

Futboll

Ismaili lëndohet! Trajneri i Empolit: Shpendi nuk e kuptoi çfarë i kërkoja

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:50
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli ka lënë sot fushën e lojës pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes së Empolit ndaj Interit për shkak të një dëmtimi.

Ai kishte zhvilluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme duke ndalur sulmet kundërshtare dhe duke larguar topin në vijën e portës në një rast.

Tani dëmtimi i tij mund të komplikojë gjërat për Empolin dhe Kombëtaren shqiptare, me trajnerin Andrea Andreacoli i cili pas sfidës ka pranuar se ishte faji i tij që kishte lënë në fushë futbollistin më shumë se sa duhej.

Ismajli është faji im që u dëmtua, se duhej ta hiqja në pushim të ndeshjes.

Pikë! Por djemtë kanë dëshirë të bëjnë gjëra, të luajnë. Ai bëri rezistencë me mjekët.

Por meqë unë kam pak vite mbi supe dhe e di si funksionojnë gjërat, duhej ta hiqja. Por i dhashë 10 minuta verifikimi dhe ja si ndodhi. Ato verifikimet që nuk duhen.

Nëse je mirë, luan, ndaj Interit duhet të jesh mirë. Në të kundërt shkon në tribunë apo dush. Djemtë duan të hyjë në fushë, flasin me mjekun, por faji është i imi, herën tjetër menjëherë jashtë” tha ai, duke lënë të kuptohej se kishte gabuar që e kishte mbajtur mbrojtësin në fushë pas problemeve fizike që kishte shfaqur në fund të pjesës së parë.

Ndërkohë, sa i përket Stiven Shpendit i cili luajti gjithashtu titullar, ai vlerësoi lojën e djaloshit shqiptar.

Por njëkohësisht insistoi se ai kishte bërë pjesërisht atë që i kërkohej, duke u sakrifikuar më shumë se sa duhej për ekipin.

“Isha kureshtar të shihja Shpendin se nuk e njihja. Ishte i aftë të bënte atë që i kërkoja, ndoshta ishte në mënyrë të ekzagjeruar i fokusuar te sakrifica për ekipin dhe të ishte i gatshëm. I kërkoja më pak sakrificë, më shumë pozicion, por djaloshi donte të merrte pjesë në lojë.

Në krahasim me atë që i kërkoja unë, nuk jam kuptuar siç duhet. Por bëri atë që prisja të bënte”, tha trajneri i Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat