Xavi flet për Vedat Muriqin

Futboll

Xavi flet për Vedat Muriqin

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 15:05
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është paraqitur sot në konferencë për shtyp para duelit të nesërm me Mallorcën.

Trajneri i ekipit katalunas ka kërkuar nga lojtarët e tij që të kenë kujdes nga ekipi ishullor, ndërsa e ka përmendur edhe sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, i cili i shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit në La Liga.

Xavi e përshkroi kështu Mallorcën dhe përfaqësuesin kosovar: “Mallorca është një ekip i vështirë, mbrojtja ka mbështetje nga pjesa tjetër e ekipit. Është një skuadër shumë e fortë fizikisht, që luan direkt me futbollistë cilësorë si Muriqi apo edhe Darder. Është një udhëtim i komplikuar për ne sepse ata vijnë nga humbja e pësuar nga Girona”, u shpreh trajneri i Barçës.

Barcelona prin në tabelën e kampionatit spanjoll me 16 pikë, prej tyre 5 fitore e 1 barazim, ndërsa Mallorca është e 16-ta me vetëm 5 pikë, duke e regjistruar veç një fitore dhe ekipi ishullor është i uritur për pikë.

Muriqi e pati një sezon fantastik në edicioni e kaluar me 15 gola të realizuar, kurse në këtë fillim sezoni i ka shënuar dy gola nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Përfaqësuesi kosovar shihet si rreziku kryesor i gjigantit katalunas në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:30 nesër mbrëma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat