Tifozët ndërprenë ndeshjen, Eredivisie merr vendimin për “klasiken” Ajax-Feyenoord

Futboll

Tifozët ndërprenë ndeshjen, Eredivisie merr vendimin për “klasiken” Ajax-Feyenoord

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Mesditën e së dielës, që sapo lamë pas, Kampionati holandez i futbollit, Eredivisie, rezervoi një përballje fantastike, teksa në “Johan Cruijff Arena”, Ajax do të përballej me rivalët e Feyenoord, në “De Klassieker” holandeze.

Mirëpo, teksa sfida ishte në minutën e 56’-të dhe rezultati shënontë 0 me 3, për skuadërn e Feyenoord, tifozët e Ajax nisën të shkaktonin trazira në stadium, teksa hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, shoqëruar me përplasjen e tifozëve, detyroi arbitrin kryesor që të pezullonte përfundimisht takimin.

Sot bordi i Kampionatit holandez të futbollit, Eredivisie ka vendosur që kjo sfidë të vazhdojë dhe të mbyllet rregullisht.

Dueli do të luhet në të njëjtin impiant, duke filluar nga minuta e ndërprerjes së sfidës me rezultatin 0-3 për Fejenoord, por në ndryshim nga ndeshja e të dielës, tribunat do të jenë të boshatisura, pasi ajo do të luhet me dyer të mbyllura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat