Telefonata që alarmoi autoritetet

Futboll

Telefonata që alarmoi autoritetet

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:14
Stadiumi Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain koleksionoi një fitore të madhe në “Klasiken” franceze përballë Marseille duke i mposhtur marsejezët me shifrat 4-0.

Megjithatë, ndeshja edhe mund të mos ishte zhvilluar pasi së fundmi është zbuluar një prapaskenë që alarmoi autoritetet franceze vetëm disa minuta para startit të ndeshjes.

Një person telefonoi policinë kryeqytetase duke deklaruar se do të vendoste një bombë në ambientet e stadiumit “Parc Des Princes” dhe që do ta shpërthente gjatë ndeshjes.

Autoritetet u vendosën menjëherë në lëvizje për të identifikuar autorin e telefonatës dhe për fat ia dolën me sukses duke e arrestuar personin që telefonoi dhe vendosi në alarm forcat e rendit.

Një tragjedi e cila u shmang kështu në Paris, edhe pse autoritetet kanë dyshimet e tyre nëse personi në fjalë do të organizonte me të vërtetë një sulm terrorist në ambientet e stadiumit të PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat