Prishtina përballet me Dukagjinin

Futboll

Prishtina përballet me Dukagjinin

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:56
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë që janë në program për tu zhvilluar.

Orari do të jetë i njëjtë, ku ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe tre zhvillohen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten.

Padyshim që ndeshja kryesore zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina do të përballet me Dukagjinin e Klinës në ditën e enjte.

Sfidë shumë interesante luhet edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, me Malishevën që është nikoqir i Llapit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani të mërkurën luan në udhëtim te skuadra e rikthyer në elitë, Fushë Kosova.

Po ditën e mërkurë zhvillohet edhe dueli mes Gjilanit dhe Lirisë, me dy skuadrat që kërkojnë t’i ikin pozitave të fundit në tabelë.

Dueli i fundit për këtë javë zhvillohet ditën e enjte mes Feronikelit ’74 dhe Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat