Përplasja në Bologna

Futboll

Përplasja në Bologna

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:58
Victor Osimhen e Rudi Garcia

Victor Osimhen ishte protagonist me Napolin në ndeshjen e fundit të kampionatit në transfertë ndaj Bolognas të përfunduar me shifrat 0-0.

Ndryshe nga sa jemi mësuar, këtë herë nigeriani u bë protagonist negativ pasi humbi një penallti që në fund i hoqi mundësinë të kaltërve për të marrë pikët e plota.

Për më tepër. 24-vjeçari nuk i mbajti nervat dhe shpërtheu ndaj trajnerit Rudi Garcia në momentin që francezi e zëvendësoi në minutën e 86-të. Osimhen nuk ngurroi të debatonte në sytë e të gjithëve me trajnerin e Napolit, i cili u mundua t’i shpjegonte arsyet e zëvendësimit.

Megjithatë, edhe pse me vonesë, Osimhen e ka kuptuar gabimin dhe në seancën e fundit stërvitore i ka kërkuar falje trajnerit Garcia dhe shokëve të skuadrës për atë reagim në stadiumin Dall’Ara. Në këtë formë,

Osimhen shmang edhe një gjobë nga drejtuesit e klubit të cilët i kanë shprehur besimin sulmuesit që ashtu si sezonin e kaluar, i duhet të udhëheqë skuadrën në misionin për të mbrojtur statusin e kampiones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat