Sesko: Idhulli im është Zlatan Ibrahimoviç

Futboll

Sesko: Idhulli im është Zlatan Ibrahimoviç

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:10
Benjamin Sesko

Benjamin Sesko duket se nuk mund të vijojë dhe të luajë i qetë përsa kohë e krahasojnë me Erling Haaland. 20-vjeçari, ishte pjesë e Red Bull Salzburg dhe ashtu si Haaland tashmë ka kaluar në Bundesliga aty ku aktivizohet në radhët e Leipzig.

Së fundmi, talenti slloven shprehet se nuk i pëlqen krahasimet me Haaland pasi është një lojtar tërësisht ndryshe nga norvegjezi.

“E kam thënë në më shumë se një rast se unë jam një lojtar ndryshe nga Haaland.

E vetmja gjë e përbashkët që kemi është se të dy jemi shumë të gjatë. Jemi të shpejtë, por jemi lojtarë shumë të ndryshëm.

Më krahasojnë me një lojtar që aktualisht është një ndër më të mirët në botë, është pak e vështirë të jetosh me peshën e këtij krahasimi. Unë nuk dua të krahasohem me askënd dhe kërkoj që në fushë të shfaq personalitetin dhe cilësitë e mia.

Idhulli i fëmijërisë? Zlatan Ibrahimovic, më pëlqente shumë kur e shikoja të luante futboll. Ai bënte çfarë të donte në fushë”, u shpreh Sesko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat