Inzaghi duhet të prishë mallkimin

Futboll

Inzaghi duhet të prishë mallkimin

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:45
Inzaghi

Treni “Inter” nuk ndalet: pesë fitore nga pesë, diçka që nuk ka ndodhur që nga 2019-2020, kur Antonio Konte festoi fitoren e tij të gjashtë përpara se të ndërpriste serinë duke u mposhtur kundër Juventusit.

Tek Interi po përgatiten për të nisur një tur force, por kjo nuk i pengon të festojnë kreun të vetëm, ndërkohë që renditja u buzëqesh: me një diferencë prej 3 pikësh ndaj Milanit, 5 ndaj Juventusit dhe 7 ndaj Napolit.

Është shumë herët për të folur për një arratisje, por sinjali që zikaltrit u kanë dërguar rivalëve është gjithmonë e më i rëndësishëm, pavarësisht faktit që Inzagi theksoi se nuk e shikon tabelën dhe nuk zbret në fushë për t’u dhënë mesazhe kundërshtarëve.

Edhe pse përpiqet të mbajë skuadrën me këmbë në tokë, rezultate i japin gjithë të drejtën e botës trajnerit dhe të tijve për të qenë deri më tani superiorë ndaj rivalëve. Nëse vëzhgimi nuk do të ndalet në këtë sezon, por do të zgjatët edhe më tej, konstatohet që Interi ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat.

Nga dueli me Empolin sezonin e shkuar, tek ai i këtij aktualit me Empolin, zikaltrit kanë humbur vetëm sfidën me Napolin (3-1) dhe kanë triumfuar në të gjitha të tjerat.

Gjithsesi, Inzagi vazhdon të këmbëngulë për të mos u konsideruar favorit i padiskutueshëm, ndoshta i trembur edhe nga një tjetër statistikë. Tek Interi, tre trajnerët që para tij e nisën një sezon me pesë fitore radhazi, nuk e mbyllën pa fituar kampionatin.

Kjo ndodhi me Konten në 2019-2020, me Mançinin në 2015-2016 dhe me Helenio Herrerën, i cili fitoi shtatë ndeshje në 1966-1967.

Për të barazuar rekordin e këtij të fundit, Interi duhet të fitojë me Sasuolon e më pas me Salernitanën, ndërkohë që një fitore me Bolonjën do t’i shërbente Inzagit për të vendosur një rekord të ri me në historinë e Interit dhe të mbërrinte atë të Rudi Garsias me Romën në 2013-2014.

As Garsia nuk triumfoi, titulli i shkoi Juventusit dhe Inzagi duket se përveç rekordeve ka për të thyer edhe një mallkim: në Itali nisjet perfekte nuk përkthehen në titull. I takon Simones të provojë të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat