Saka mund t`i humbasë dy ndeshjet e ardhshme

Futboll

Saka mund t`i humbasë dy ndeshjet e ardhshme

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:58
Saka në veprim

Bukayo Saka i është bashkuar listës së lëndimeve te Arsenal dhe është i dyshimtë për dy ndeshjet e ardhshme, ka thënë trajneri Mikel Arteta të martën përpara ndeshjes kundër Brentford.

"Është një mundësi mungesa. Ai po çalnte pas ndeshjes kundër Tottenham, gjë që nuk ishte shenjë e mirë.

Ai nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën stërvitore”, ka thënë spanjolli.

Te skuadra aktualisht nuk janë të disponueshëm edhe Leandro Trossard, Gabriel Martinelli dhe Thomas Partey.

Pas Javës së gjashtë kampionale, Arsenal gjendet në pozitën e pestë në tabelë, e cila kryesohet nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat