Tre duele ditën e sotme në elitën e futbollit shqiptar

Futboll

Tre duele ditën e sotme në elitën e futbollit shqiptar

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Kategoria Superiore nis javën e saj të gjashtë me tre sfida mjaft të bukura që luhen ditën e mërkurë në tre orare të ndryshme.

Erzeni do të presë në Rrogozhinë skuadrën e Skënderbeut në orën 15:00. Shijakasit duket se kanë bërë mirë deri tani në kampionat dhe duan të përfitojnë nga gjendja e dobët që po kalojnë korçarët në tre ndeshjet e fundit.

Në orën 18:00 Vllaznia pret Egnatian në “Loro Boriçi”. Të dyja skuadrat kanë si qëllim të arrijnë “Final Four”, me tre pikët që shihen si objektivi kryesor i skuadrave.

Sfida e fundit është ajo mes Teutës dhe Kukësit në orën 20:15. Të dy ekipet e kanë nisur mjaft dobët kampionatin dhe shpëtimin e vetëm e shohin te tre pikët në “Niko Dovana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat