Real Madrid rivalizon Barcelonën për yllin spanjoll

Futboll

Real Madrid rivalizon Barcelonën për yllin spanjoll

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:37
Nico Williams

Real Madrid i është bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit spanjoll Nico Williams.

Sipas “OkDiario”, klubi madrilen e ka vëzhguar që disa muaj lojtarin dhe po tentojnë ta transferojnë gjatë verës.

Edhe pse spanjolli do të rinovojë kontratën me Bilbaon, pritet të vendoset një klauzolë lirimi të cilën Reali lehtësisht mund ta paguajë.

Sidoqoftë, në garë ndodhet edhe Barcelona që kanë kontaktuar me agjentët e lojtarit javë më parë.

Mirëpo, përparësia për Real Madridin është që dëshira e lojtarit është ta veshë fanellën e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat