Ballkani fiton në Lipjan

Futboll

Ballkani fiton në Lipjan

Nga: K. G. Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:52
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, nuk njeh rival në elitën e futbollit të Kosovës. 

Therandasit vazhdojnë me rezultat fantastike, pesë fitore dhe një barazim por kanë edhe një ndeshje më pak.

Ballkani kthehet me tre pikë nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan, duke e mundur me rezultat 2:0 Fushën Kosovën, në takimin e javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Golat i realizuan Tolaj (27’) e Kuç (42’).  

Ballkani është në vend të dytë me 16 pikë dhe Fushë Kosova është në fund me 1 pikë.

Në fundjavë Ballkani e pret Llapin dhe Fushë Kosova ndeshet me Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat