Shpendi konfirmohet titullar i Empolit

Futboll

Shpendi konfirmohet titullar i Empolit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 18:50
Stiven Shpend

Stiven Shpendi sërish titullar në Serie A. Empoli pret Salernitanën në kërkim të golit dhe pikëve të para në kampionatin italian të futbollit.

Dueli i javës së gjashtë në Serie A, do të transmetohet live në SuperSport 4. Trajneri Aurelio Andreazzoli i ka besuar sërish një fanellë titullari Shpendit.

20-vjeçari e nisi nga minuta e parë takimin ndaj Interit, ndërkohë që edhe sot do të formojë dyshen e sulmit me Nicolo Cambiaghin.

Titullar me skuadrën toskane është edhe portieri Etrit Berisha, teksa Ardian Ismajli qëndron pushim për shkak të një problemi muskulor në përballjen me Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat