Ajax mposhtet nga Feyenoord në ndeshjen që nisi të luhet të dielën

Futboll

Ajax mposhtet nga Feyenoord në ndeshjen që nisi të luhet të dielën

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 19:27
Ajax

Feyenoord i ka thelluar krizën Ajax me fitoren e realizuar sot të një ndeshje e cila ishte ndërprerë javëb e kaluar.

Ndeshja ishte ndërprerë të dielën pasi tifozët hodhën mjete piroteknike në fushë dhe policia e përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët jashtë stadiumit. Ajax ishte duke humbur 3-0 (Giminez 9', 18', Igor Paixao 37') në pjesën e dytë kur ndeshja u ndërpre në minutën e pesëdhjetë e gjashtë. 

Por futbollistët janë rikthyer sot në fushë për t'i luajtur minutat e mbetura. Dhe ka qenë Giminez ai që me golin e shënuar në minutën e pesëdhjetë e nëntë ka bërë "hat-trick".

Pas kësaj ndeshje në tabelën që e kryeson PSV, Ajax gjendet në pozitën e katërmbëdhjetë, ndërsa Feyenoord në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat