Reali tenton sulmuesin që po çmend Europën

Futboll

Reali tenton sulmuesin që po çmend Europën

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:04
Serhu Guirasi

Serhu Guirasi është “mbreti” i golave në deri në këtë pikë të “top-5” ligave kryesore në kontinentin e vjetër, madje duke lënë pas edhe emra “të rëndë” si Erling Haland apo Kilië Mbape.

Sulmuesi i Shtutgartit numëron 10 gola pas 5 javësh, askush nuk ka bërë më mirë se ai, mesatarisht 2 gola për ndeshje. “El Nacionale” e ka vendosur pykën e Guineas si lojtarin e momentit, teksa ka bërë për vete skuadrat elitare në Europë.

Konkretisht Real Madridi dhe Milani i janë vënë pas 27-vjeçarit, ndërsa nuk mbeten prapa as Mançester Junajtidi, Interi dhe Juventusi.

Guirasi ka kontratë me ekipin e Shtutgartit deri në verën e vitit 2026 dhe vlera në treg i shkon 14 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat