Chiesa: Ne luajmë futbollin modern

Futboll

Chiesa: Ne luajmë futbollin modern

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 14:47
Chiesa

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa thotë se skuadra e tij kërkon të luajë futboll modern.

“Zonja e Vjetër” pas gjashtë javësh në këtë sezon të garave, renditet në pozitën e tretë me 13 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Inter.

Sulmuesi italian, i cili po bën një sezon të madh me juventinët, thotë se skuadra e tij luan futbollin që e kërkon trajneri Massimiliano Allegri.

“Ne duam të bëjmë presion të lartë, të jemi aktivë dhe të luajmë futbollin modern që kërkon trajneri nga ne”, ka thënë Chiesa.

Italiani është i bindur se Juve do të vazhdojë të përmirësohet dhe të luaj futboll modern..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat