Curri: Kishim raste dhe merituam fitoren

Futboll

Curri: Kishim raste dhe merituam fitoren

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:06
Debatik Curri

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka thënë se skuadra e tij e ka merituar fitoren ndaj Dukagjinit.

Përballja e dy skuadrave e vlefshme për xhiro e shtatë u mbyll me rezultat të barabartë 2:2

“Patëm plot raste të krijuara dhe merituam fitoren. Krijuam shumë raste të mira.

Në pjesën e dytë, Jalen Blesa kishte lëndim dhe nuk mundi të vazhdonte. Menduam zëvendësimin e tij shkaku i dëmtimit”

“Të them të drejtën jam pak i kënaqur me fazën defensive, me mbrojtjen.

Nga çdo harkim i kundërshtarëve po rrezikohemi”, ka thënë Curri.

Kjo është ndeshja e katërt e Prishtinës pa fitore, ndërsa Dukagjini është në seri prej pesë ndeshje pa humbje, por në këtë proces ka vetëm një fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat